Fëmijët u humbën në Vodno dhe kërkuan ndihmë në numrin e urgjencës 112.
“Sipas raportit, disa fëmijë enden në zonën e Vodno së Mesme. Ata donin të shkonin në qytet më shpejt përmes një rruge fshati, por humbën”, tha Qendra e Menaxhimit të Krizave.
Menjëherë është njoftuar policia dhe pas një kohe relativisht të shkurtër fëmijët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transportuar në shtëpitë e tyre në Shkup. /Telegrafi/