Një studim i fundit zbulon se fjala më e përdorur në botën erotike është ‘k…’. Autorja e njohur, Goedele Liekens sjell disa fakte shumë interesante për penisin.
▪ Në vitin 1609, një mjek i njohur në Bolonja zbuloi një kufomë me dy penisë. Që prej atëherë ka të paktën 80 raste të dokumentuara të difalisë.
▪ Është i vogël, kështu thonë një në pesë meshkuj dhe një në 17 gra.
▪ Është i madh, kështu thonë një në 20 meshkuj dhe një në 14 gra.
▪ Është tamam, kështu thonë dy nga tre meshkuj. Dhe tre nga katër gra.
▪ Në revistat e homoseksualëve sheh shumë shpesh xhamajkianë me penisin 25 centimetra apo më shumë. Kjo ka shtuar numrin e turisteve europiane dhe amerikane në Xhamajkë.
▪ Shkencëtarët rusë thonë se kanë zbuluar një formulë për madhësinë e penisit: Madhësia e penisit = gjatësinë e këmbës + 5 centimetër, pjesëtuar për dy.
▪ Shkencëtarët grekë nga ana tjetër mendojnë se ka një lidhje mes gjatësisë së gishtit tregues dhe penisit.
▪ Penisët e aktorëve porno duken të mëdhenj? Në fakt është efekti kamera. Po ashtu ata e kanë të rruar. Në total penisët e tyre janë 30 përqind më të vegjël nga sa duken.
▪ Një fis në Uganda lidh një gurë të rëndë në penis. Ata thonë se kjo e bën penisin të gjatë deri në 40 centimetra. Nuk këshillohet.
▪ Burrat e fisit Ualbiri në Australinë qendrore nuk përshëndesin me dorë, por duke tundur penisin.
▪ Rasputini thuhet se kishte një superpenis: 33 centimetër të gjatë. Kështu thotë e bija. Penisi i tij ruhet në një muze sot.
▪ Penisi i vogël i Napoleonit, rreth 2.5 centimetër, u ble në vitin 1977 nga një urolog amerikan për 3 mijë dollarë. Pas vdekjes së tij, e ka trashëguar e bija, që ka refuzuar çdo ofertë deri tani.
▪ Shumë meshkuj e tundin penisin për të nxjerrë pikën e fundit të urinës. Por zgjidhja është që ta shtypni.
▪ Numri mesatar i ereksioneve gjatë ditës: 11. Gjatë natës: 9.
▪ Në mbarë botën janë 75 burra që vuajnë nga poliorkia. Asta kanë tre ose më shumë testikuj.
▪ Në botën e kafshëve, kush ka testikuj të mëdhenj, e ka penisin e vogël.
▪ Trupi i një mashkulli prodhon plot 50 mijë spermatozoidë në minutë dhe 72 milionë në ditë.
▪ Përbërësi më i rëndësishëm i spermës: fruktoza.
▪ Meshkujt që nuk masturbojnë, sëmuren më shpejt në organet gjenitale.
▪ ‘Going commando’ është një term në ushtri që do të thotë ‘dilni pa mbathje’, në mënyrë që ai ‘miku’ të marrë ajër më mirë.
▪ Karkaleci humbet një të katërtën e peshës së trupit kur derdh.
▪ Një kondom mbijeton deri në një muaj brenda në portofol.
▪ Biznesi i kondomëve nisi për herë të parë në vitin 1750.
▪ Holanda është i vetmi vend në botë, shkruan Mapo, ku sterilizohen më shumë meshkuj se femra.
▪ Irrumacioni është një teknikë e seksit oral, kur gruaja qëndron pasive, ndërsa ai lëviz trupin.
▪ Disa meshkuj kanë perla në penis: të bardha ose gri, ato duken si margaritarë. Emri shkencor është ‘corona divina’▪kurora hyjnore.
▪ Zgjatimi i penisit ekziston që nga shekulli i 17. Një kirurg përdorte pjesë nga penisi i qenit për të zmadhuar penisët e njerëzve. Kuptohet stili i preferuar më pas: Doggy Style.
▪ Shkencëtarët thonë se ka plot 600 sinonime për penisin. /Telegrafi/