Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë, vendi ku gjenden shumë bukuri përrallore, vendi me një kulturë mbi 5 mijë vjeçare. Kina është vendi ku janë bërë shpikjet e para të shumë mjeteve që përdorim dhe sot.
Është ekonomia e dytë e botës dhe vendi kryesor i investimeve për kompanitë e mëdha botërore.
Ja disa kuriozitete të tjera për Kinën që ndoshta nuk i kishit dëgjuar më parë:
Ushtarët kinez mbajnë një gjilpërë në pjesën e mjekrës në uniformat e tyre.
Më shumë se 100 milionë njerëz në Kinë mbijetojnë më 1 dollarë në ditë të ardhura.
Ketçap – është prodhuar për herë të parë në Kinë
Në Kinë jetojnë më shumë se 54 milionë të krishterë.
Në Kinë vezët e ziera me urinën e fëmijëve konsiderohen si më të shijshme
Kina ka arritur marrëveshje më Google për të shkarkuar muzikë falas nga interneti.
Në Kinë numërohen mbi 1 milion aborte në vit nga vajzat e reja.
30 milionë njerëz në Yaodong të Kinës jetojnë në banesa shpellë. Ky numër është më shumë se popullsia e Australisë
Kina është vendi me ajrin më të ndotur në botë.
Playstation është bërë i paligjshëm në Kinë
4 milionë mace janë ngrënë çdo vit në Kinë
Në Chongqing ka një vend kalim të veçantë për këmbësorët që janë të varur nga telefoni.
Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë. Një në 5 persona sot në Tokë është kinez.
Kina prodhon 46% të qymyrgurit të të gjithë botës
Kinezët shpikën letrën, busullën, printerin dhe barutin.