Një grua nga Lladova e Gjilanit ka humbur jetën si pasojë e sëmundjeve, disa ditë pasi ishte shëruar nga COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një konference për medie, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili i shprehu ngushëllime familjes.
Ai tha se vdekja e saj nuk është si pasojë e COVID-19, pasi lufta e saj kundër kësaj sëmundje kishte përfunduar, por ajo vdiq nga sëmundje tjera, disa ditë pasi u shërua nga COVID-19.
“Fatkeqësisht një anëtar ka ndërru jetë në Lladovë, por nuk është pasojë e COVID-19, është trajtu, ka qenë e infektuar, por pasi është shëru, për shkaqe tjera sekondare kjo qytetare ka ndërru jetë. Vetëm me i shpreh ngushëllime familjes. Lufta e tyre, për me përballu COVID-in ka dal e suksesshme, por nga sëmundjet tjera, ka ndërru jetë”, tha Haziri. /Telegrafi/