Telegrafi

Disa ditë më parë u pa duke teshtitë dhe kollitur, Papa Françesku rezulton negativ në testet e coronavirusit

Papa Françesku i cili për shkak të ftohjes prej disa ditësh kishte anuluar aktivitetet e tij, raportohet nuk është i infektuar me coronavirus, shkruan e përditshmja italiane Il Meshaggero.

Zëdhënësi i Vatikanit, Mateo Bruni nuk ka dashur të komentoj këtë. Por pasi që prej ditësh kishte temperaturë dhe kollitje, Papa kishte bërë testet që në fund kanë rezultuar të jenë negative, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pasojat e coronavirusit, në SHBA infektohen 90 persona – humbin jetën gjashtë të tjerë

Kujtojmë që pesë ditë më parë gjatë meshës së mbajtur Papa ishte parë dhe filmuar duke teshtitë dhe kollitur, pasi ishte përqafuar dhe ua kishte shtrënguar duart dhjetëra personave.

Megjithatë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai kishte anuluar disa prej aktiviteteve derisa sa ta rimerr veten. /Telegrafi/