Kylie Jenner vazhdon të jetë ndër personazhet më të komentuara anembanë botës.
Bukuroshja brune pas tre ditësh (10 gusht), feston ditëlindjen e saj të 23-të, por para kësaj ajo ka vendosur që të festoj me shoqërinë, shkruan Daily Mail.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, ndërsa ka mahnitur me paraqitjen.
22-vjeçarja mbante të veshur reçipeta të bardha, çka i theksonin gjoksin e formësuar, kurse mbi mbante të veshur një xhaketë të zezë.
Përpos shoqërisë, në festën që është organizuar në Malibu ishin të pranishme edhe Kendall e Kris Jenner.
Derisa po drekonin, Kylie u surprizua edh me një torte me lule, teksa mbi to qëndronin dy qirinj të vegjël. /Telegrafi/