Pas ditëve të nxeta, Maqedonia është përfshirë nga një trysni e motit të ftohtë dhe me të reshura të shiut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më ftohtë në mëngjes ka qenë në Llazaropole, Mavrovë dhe Krushevë (12°C), kurse më nxehtë ka qenë në Dojran (20°C), Gjevgjeli (19°C), pastaj në Manastir, Tetovë, Strumicës, Pretor, Kumanovë, Demir Kapi, dhe Shkup (18°C), e kështu me radhë.
Pritet që në pjesën jugore dhe lindore të Maqedonisë, të reshurat e shiut të arrijnë deri më 30 litër/metër katror. Të reshurat e shiut pritet që të vazhdojnë edhe në ditën e nesërme, si edhe do të fryjë erë e lehtë./Telegrafi/