Site icon Telegrafi

Disa data skadimi që duhet të dini për ushqimet

Në ndihmë na vjen revista “Time”, e cila ka publikuar ushqimet që nuk kanë një etiketë skadimi, por që duhen konsumuar brenda një kohe të caktuar:

Makaronat duhen konsumuar brenda 12 muajsh.

Një vit nga data e prodhimit skadon çokollata.

Majoneza e pahapur nuk prishet asnjëherë. Ndërsa ajo e hapur mund të konsumohet 2-3 muaj, pastaj nuk është i sigurt për t’u përdorur.

Birra e pahapur skadon pas 4 muajsh

Soda dietike dhe pijet e tjera në shishe plastike të pahapura konsumohen vetën 3 muaj e parë nga data e prodhimit, ndërkohë të hapurat dihet që u ikën shija.

Po ashtu mjalti është produkti ushqimor që nuk prishet kurrë.

Perimet e ngrira të cilat janë të paketuara, të mbyllura konsumohen për 18-24 muaj, ato të hapurat vetëm një muaj.

Vaji i ullirit përdoret 2 vjet nga dita e prodhimit, pas kësaj date mund të ndryshojë ngjyra ose shija, por është i sigurt për përdorim.

Ketchup i pahapur: 1 vit (pas kësaj periudhe i zbehet ngjyra, por produkti është i sigurt për t’u përdorur), shkruan Shekulli. Ndërkohë, të hapura: 4-6 muaj (pas kësaj periudhe i ndryshon ngjyra dhe shija, por produkti është i sigurt për t’u përdorur)

Mustarda: 2 vjet (pas kësaj periudhe mund të ndryshojë shija dhe ngjyra, por është i sigurt për tu përdorur) . /Telegrafi/
 

Exit mobile version