Site icon Telegrafi

Disa autorë gjermanë publikojnë libër për Maqedoninë

Një grup autorësh gjerman e kanë publikuar një libër për Maqedoninë, të titulluar ”Maqedonia – jetë dhe peisazhe”, që është përkthyer në gjuhën maqedone, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky libër përmban tekste për Maqedoninë nga autorë gjerman të cilët e kanë hulumtuar këtë vend gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore. Shkrimet kanë të bëjnë me Maqedoninë, popullsinë, traditën, etnografinë, historinë, etj.

Libri përmban edhe 137 fotografi të ushtarëve gjerman ose hulumtuesve, të shkrepura në Maqedoni në atë periudhë lufte, si edhe në periudhën ndërjet dy luftërave botërore./Telegrafi/

Exit mobile version