Site icon Telegrafi

Disa autobusë të NQP-së, ende të parkuar para Qeverisë së RMV-së

Rruga para Qeverisë ende është e bllokuar me autobusë të Ndërmarrjes Qarkulluese Publike – Shkup, derisa autobusët e tjerë sot në mëngjes funksionojnë normal.

Kryetari i sindikatës së NQP-së, Miqo Stojanovski mbrëmë deklaroi se me urdhër të kryetares Danella Arsovska para Qeverisë kanë mbetur 15 autobusë.

“Ky është një lloj presioni ndaj Qeverisë që sa më shpejtë ta zgjidhë atë gozhdë të tyre rreth borxheve të cilat Qeveria i ka ndaj NQP-së për bllok dotacionet për transportin e nxënësve të shkollave të mesme dhe të studentëve në qytetin e Shkupit”, tha Stojanovski.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka borxh 120 milionë denarë për subvencionet për kryerjen e transportit të studentëve dhe nxënësve në arsimin e mesëm.

Exit mobile version