Një numër jo i vogël arkivolesh u lanë në mënyrë të pasigurt të varur pasi një ndërtesë katërkatëshe që përmbante arkivole dhe gjëra funerali u shemb.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për herë të dytë këtë vit, ndërtesa – më e madhja e këtij lloji në Napoli, Itali – u shemb të hënën pasdite.
Është e paqartë pse u shemb, por kritikët fajësojnë menaxhimin e dobët të varrezave në qytetin jugor të Italisë, punimet aty pranë në një linjë metroje nëntokësore dhe shiun.
Një hetim është nisur dhe autoritetet mbyllën pjesën përreth.
Dhjetëra të tillë u shkatërruan ndërsa të tjerët ranë jashtë ndërtesës, me një këshilltar lokal që pretendoi se paraprakisht kishte një ‘shpërthim dhe një re të dendur pluhuri’.
Hetuesit po flasin me 20 persona mbi përfshirjen e tyre të dyshuar në punimet e ndërtimit të metrosë. /Telegrafi/