Site icon Telegrafi

Disa anëtarë të KSHZ-së në Maqedoni nuk i kanë kthyer ende paratë?

Pesë anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor i kanë kthyer paratë në buxhetin e Maqedonisë. Sipas informacioneve të Ministrisë së Financave, Violeta Duma, Igor Milev, Subhi Jakupi dhe Atanas Urumov, janë ish-anëtarët e KSHZ-së që kanë kthyer paratë.

Nga Ministria nuk zbulojnë sa është shuma e përgjithshme që është kthyer, ndërsa në listë nuk figurojnë emrat e Silvana Boneva, Sasho Srcev dhe Rexhep Prekopuca, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm gjashtë prej tyre e kanë kryer këtë procedurë, megjithatë asnjëri nga anëtarët nuk ka hequr dorë nga kompjuterët zyrtar, llaptopët dhe telefonat celular.

Përndryshe, anëtarët e KSHZ-së kishin ndarë kompenzime plotësuese për ciklet zgjedhore të fundit të vitit 2016, për zgjedhjet e shtyra, si edhe për zgjedhjet lokale të këtij viti. Përllogaritjet ishin se deri 14 mijë euro rroga plotësuese kishin marrë anëtarët e KSHZ-së.

Ky skandal u publikua për herë të parë nga ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily./Telegrafi/

Exit mobile version