Prej disa vitesh, një numër i përfaqësive diplomatike të Maqedonisë në botë vazhdojnë të jenë pa ambasador. Bëhet fjalë për vendet si Norvegjia, Polonia, Franca, Mali i Zi, Bosnja e Hercegobina, Zvicra, Spanja, Katari dhe Kina, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto përfaqësi diplomatike duhet t’u takojnë diplomatve shqiptarë. Sipas Alsat-M, mospërzgjedhja e tyre është si shkak i mosnjohjes së kryetarit Ivanov nga ana e BDI-së.
Mirëpo, analisti Nano Ruzhin thotë se kjo gjendje e diplomacisë krijon imazh të keq për vendin në misionet diplomatike në botë.
Ai vlerëson se thelbi i problemit qëndron nte ndrhyrja e politikës në diplomaci, kurse BDI-ja duhet të gjejë mekanizma që në emër të interesave shtetërore, ta tejkalojë këtë krizë.
Ministri Poposki deklaron se kësaj çështje nuk duhet t’i jepet ngjyrim etnik sepse nuk ka të tillë. I vetmi ambasador shqiptar i Maqedonisë është Naim Memeti në Danimarkë, kurse asnjëherë nuk ka patur një diplomat shqiptar në ambasadën në Shqipëri dhe Kosovë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=I-zaHCkEZT0