Site icon Telegrafi

Dirk Nowitzki mendoi se mediat kishin dalë ta presin në aeroport, por doli të jetë e kundërta

Dirk Nowitzki i dha fund karrierës basketboll në muajin prill dhe që prej asaj kohe kryesisht po shijon jetën e pa pensionimit si sportist profesionist.

Ai me këtë rast qëndroi disa ditë në Kinë, ku filloi Kupa e Botës në basketboll dhe më pas u kthye në shtëpi, në SHBA.

Posa arriti në aeroportin e qytetit të Dallasit, ku po jeton tash e 21 vjet duke kaluar tërë karrierën basketbollistike në ekipin e Mavericks.

“Unë u ktheva në shtëpi nga Kina dhe pashë një bandë kamerash përpara aeroportit. Unë menjëherë mendova, ende jam një yll. Por, doli që të jetë e kundërta”, pohoi 41-vjeçari.

Ai më tutje tregoi se kamerat kishin dalë në aeroport ta presin regbistin, Ezekiel Elliot, i cili pritet të nënshkruan një kontratë të re me Dallas Cowboys.

Gjermani ishte pak i zhgënjyer, por shtatgjati e ka ndarë këtë moment me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka marrë komente pozitive. /Telegrafi/

Exit mobile version