Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Shukri Abdullahu i cili tash e një kohë ishte duke marrë pjesë në një trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanimë ka diplomuar.
Kështu ka bërë të ditur vet Abdullahu në një postim në profilin e tij në Facebook, ku ka ndarë momente nga diplomimi.
“Ceremonia e Diplomimit në Akademinë e Rreshter Majorëve dhe kompletimi i një viti të mrekullueshëm ne USA”, ka shkruar Abdullahu.
Bashkë me Shukriun sot në akademinë ushtarake në SHBA diplomuan edhe disa shqiptarë të tjerë.