Komuna e Fushë Kosovës ka punësuar një mësimdhënës të matematikës, i cili nuk ka lidhje me matematikë. Në vend të matematikës i punësuari nga kjo komunë ka kryer sociologjinë.
Gjetjet e Auditorit në Komunën e Fushë Kosovës vënë në pah faktin Komuna ka angazhuar me vendim dy mësimdhënës për lëndët e Gjuhës shqipe dhe Matematikë në shkollën fillore e mesme e ulët ‘’Selman Riza‘’, në kohëzgjatje prej tre muajsh.
“Njëri mësimdhënës me kualifikim Bachellor i Sociologjisë është pranuar për lëndë të matematikës”, thuhet në raportin e auditorëve për këtë komunë, raporton Insajderi.
Angazhimi i mësimdhënësve joadekuat sipas përvojës dhe kualifikimit, sipas auditorëve, mund të rezultoi me performancë jo të kënaqshme në procesin mësimor dhe në suksesin e nxënësve.
“Shmangia nga pagesa e tatimeve dhe kontributeve të punësuarve me kontratë për marrëveshje të veçanta mund të ndikoj në ndëshkimin e komunës nga ana e autoriteteve tatimore”, thuhet në raport.
Gjtihashtu është rekomanduar që të sigurohet se tatimet dhe kontributet janë paguar sipas ligjit në fuqi për tatimin në të ardhura personale.