Telegrafi

Luani, djali i heroit Shkelzen Haradinaj, diplomon për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka uruar nipin e tij, djalin e vëllait hero, Shkelzenit, Luan Hardinaj për diplomimin si Oficer të Inteligjencës Ushtarake.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Luani i ka bërë krenarë të gjithë.

“Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA”.

“Ai na bënë krenarë të gjithëve, Shkelzenin dhe gjithë kombin. Nderime Atdheut, Luan”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, më 16 prill 1999, në Malet Maznik afër Deçanit , forcat serbe planifikuan të hynin në qytete të mbrojtura me civilë shqiptarë. Shkelzen Haradinaj dhe Njësia e tij Speciale e UÇK-së marshuan në Malet Maznik me qëllim që të shpëtonin civilët shqiptarë nga forcat serbe.

Gjatë një beteje të ashpër, kundër forcave serbe dhe në mbrojtje të popullatës civile të strehuar në Malet Maznik, Shkelzen Haradinaj bie së bashku me shokët e tjerë, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj./Telegrafi/