int(1) Diplomon në moshën 90-vjeçare - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Diplomon në moshën 90-vjeçare

Eleanor Benz e kishte braktisur Shkollën Publike të Chicagos në vitin 1936, për shkak të një pune që e kishte gjetur. Më vonë ai ishte shpërngulur në Gurnee, ku për dekada të tëra ka krijuar familjen e saj, dhe tashmë ka 15 fëmijë, 54 nipa/mbesa dhe 37 stërnipa/stërmbesa.

Benz kishte ndjekur shkollën e natës për kontabiliste, ndërsa së fundi u kishte thënë bijave të saj se, mospërfundimi i shkollës ishte një prej zhgënjimeve më të mëdha në jetën e saj.

Fëmijët e saj e kishin kontaktuar Shkollën Publike në Lake View të Chicagos, e cila vendosi t’ia jepte asaj diplomën.

Këtë javë, me rastin e 90-vjetorit të saj të lindjes, Benz është shfaqur me diplomën e saj.

Exit mobile version