Site icon Telegrafi

Diplomon në moshën 100-vjeçare

Kjo gjyshe, edhe pse kishte qenë një nxënëse e shkëlqyer, para 80-vjetësh e kishte ndërprerë mësimin për t’u kujdesur për motrat dhe vëllezërit e saj – pasi i kishte vdekur e ëma.

Me vite të tëra ajo është kujdesur për ta, ndërsa më vonë kishte filluar jetën e saj – dhe kështu kurrë nuk kishte arritur ta realizonte ëndrrën për t’u pajisur me diplomë të shkollës.

Mirëpo, pak kohë më parë, drejtuesit e gjimnazit St. Peter, ku Mary ka qenë nxënëse 80-vjet më parë, kishin dëgjuar për këtë rrëfim dhe kanë vendosur t’i japin asaj diplomën e nderit.

“Më në fund e mora diplomën. Kjo është gjëja më e rëndësishme në jetën time”, ka thënë 100-vjeçarja Mary. /Telegrafi/

Exit mobile version