Besa Lleshi është gjyqtare e futbollit e cila jetonnë qytetin e Strugës në Maqedonisë dhe ka 22 vjet.
Ajo referon me zgjuarsi në rangjet e ndryshme të Maqedonisë, njëkohësisht ka qenë edhe karateiste.
Lleshi në Kosovë është bërë e njohur pasi kishte qenë gjyqtare e katërt në ballafaqimin miqësor parasezonal ndërmjet Strugës dhe Feronikelit, ku me bukurinë kishte shpërqendruar vëmendjen disa futbollistëve të “Niklit“.
Por, ajo sot ka diplomuar në fakultetin e Sportit pranë Universitetit të Tetovës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi.
Ajo me këtë rast ka falënderuar të gjithë që e kanë përkrah në këtë rrugëtim të dijes.
Ky është postimi i plotë i Besës
I erdhe fundi edhe kësaj !!
Upss a mund te ketë përfundim shkollimi edhe dituria ,asnjëherë.
Kisha përjetuar emocione,por emocion si sot asnjëherë me pare. Emocioni edhe lumturia ishte kur pash shkëlqimin ne sytë e prindërve dhe lotët vazhdonin pa u ndal. Ne atë moment kuptova sesa lumturi është ti mbushesh ëndrrat e tua edhe te prindërve. Dua te falënderoj njerëzit qe qëndruan pran meje ne çdo moment një faleminderit shkon për profesorët e nderuar qe kanë qene çdo moment me Ne , kanë qene ata qe çdo dite na kanë sjell ne rrugën e diturisë, kanë qene ndriçimi jon. Kërkoj falje për te gjithë ata qe pa dashje mund te kem lënduar me fjalë,ose veprime te pa qëllimshme ! Faleminderit për familjaret , për prindërit qe çdo moment ishin shtylla ime, unë isha buka e gojës te tyre ! Mbi te gjithat nga te gjithë këta mrekulli duhet te falënderoj Zotin,qe me mundësoj te mbërri ne këtë ditë.