Diplomon gjenerata e parë e studentëve.
Mbi 80% e studentëve të punësuar tashmë.
Cacttus Education është shkolla e parë e lartë profesionale për teknologji të informacionit, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe licencuar nga MASHT, e cila ka për qëllim edukimin dhe punësimin e studentëve në një kohë sa më të shkurtër.
Cacttus Education ofron studime dyvjeçare në dy drejtimet më të kërkuara në tregun e punës në Kosovë dhe jashtë:
Zhvillim i Ueb-it dhe aplikacioneve mobile
Administrim i rrjetave dhe sistemeve kompjuterike
Edukimi profesional i ofruar në Cacttus Education:
— ka programe të orientuara nga tregu i punës,
— ka më shumë punë praktike gjatë mësimit,
— mbahet në klasa dhe laboratore të pajisura mirë, dhe
— udhëhiqet nga mësimdhënës që janë profesionistë të lëmisë dhe punojnë aktivisht në këtë lëmi.
Regjistrimi i studentëve për vitin akademik 2018/2019 është ende i hapur.
Vetëm edhe pak vende të lira kanë mbetur!