Site icon Telegrafi

Diplomojnë studentët e shkollës së mesme që i shpëtuan sulmit terrorist

Më shumë se 300 studentë në një shkollë të mesme në Teksas, kanë marrë diplomat e tyre në përkujtim të sulmit terrorist në kampusin e kësaj shkolle.

Studentët e shkollës së mesme “Santa Fe”, diplomuan në një ceremoni të organizuar pas sulmit që la të vdekur dy mësues dhe tetë student, më 18 maj, raporton REL.

Studenti 17 vjeçar i identifikuar për sulmin ndaj shkollës, është në mbajtje. Të 328 studentët, u veshën bardhë në përkujtim të studentëve dhe mësuesve që ndërruan jetë në sulm, si dhe lansuan një video me pamje të tyre.

Ata deklaruan se kjo ngjarje i ka bërë vetëm më të fortë dhe më të bashkuar.

Exit mobile version