Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë diplomuar liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se me programin mësimor të bazuar në modelin e sistemit arsimor të ushtrisë amerikane, kursantet zhvilluan aftësitë profesionale.
“Forca drejtë sukseseve të radhës. Ne, së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së. Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në nivelin taktik. Forca drejtë sukseseve të radhës. Ne, së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm. /Telegrafi/