Site icon Telegrafi

Diplomoi gjenerata e pestë e medresanteve në Gostivar

Në medresenë “Isa Beu”, paralelja e disperzuar e vajzave në Gostivar, Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame organizoi manifestim solemn për përfundimin e shkollës së mesme të Medresesë të gjeneratës së pestë (2012 – 2016) në këtë institucion edukativo arsimor.

Para të pranishmëve dhe atyre që diplomuan folën kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Myftiu i Gostivarit Shaqir efendi Fetahu i cili është edhe koordinator i paraleles së vajzave në Gostivar, si dhe drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Ibrahim Idrizi.

“Çdo gjeneratë e re sjellë një dritë të re dhe ajo dritë e re që ju e sillni me diturinë tuaj jep kontribut të madh që shoqëria Islame të ec përpara. Ju tashmë jeni të kompletuar me njohurit e juaja. Ju keni fituar dituri të dyanshme, Ju e njihni edhe shkencën edhe fenë. Prandaj, uroj që diturinë e fituar ta shfrytëzoni për të mirë, për të mirën e kombit dhe fesë që i takoni. Ishte vullneti i krijuesit, që më ka sjellë mua si kryetar komune për një mandat të dytë. Edhe në mandatin e parë dhamë kontribut të çmueshëm në interes të besimit Islam. Jam i lumtur që në mandatin e parë filliu funksionimi i medresesë në Gostivar, dhe në mandatin e dytë filloi ndërtimi i objektit të medresesë. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me muftiun e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit, mikun tim të nderuar, Shaqir Efendi Fetahu. Me Muftininë e Gostivarit do vazhdoje bashkëpunimi për të mirën e qytetarëve tanë, sepse bashkëpunimi ynë i deritashëm ka qenë i frytshëm dhe i dobishëm”, tha Bejta./Telegrafi/

Exit mobile version