Site icon Telegrafi

​Diplomatja shqiptare: Flamuri shqiptar në Krushë duket më i bukur se në çdo vend të Shqipërisë

40 diplomate nga ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, e kanë vizituar sot Krushën e Madhe në Rahovec.

Kjo vizitë e tyre në Kosovë po realizohet në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit – Ditës së Gruas.

Së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, diplomatet nga Shqipëria kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve dhe janë takuar me gratë e Krushës, të cilat në luftën e fundit kanë humbur familjarët e tyre.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se kanë zgjedhur Krushën për t’u njohur për së afërmi me tragjedinë që ka ndodhur në këtë vend.

“Janë 40 diplomate nga Republika e Shqipërisë, nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilët gjatë vizitës q ë do të bëjnë dy ditore në Kosovë, kërkuan me ngulm që vizitën e parë ta bëjnë në këtë peligrinazh tepër të rëndësishëm të gjithë kombit shqiptar. Të takohen e të bisedojnë me ju nga afër, për t’u njohur me këtë tragjedi të madhe, po për t’u njohur edhe me qëndresën e madhe që gratë e Krushës nuk iu nënshtruan fatit të jetës, por vendosën të ecin përpara me kooperativën e tyre, që është bërë një shembull për gjithë Kosovën”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se Krusha e Madhe është simbol i lirisë së Kosovës.

“Kanë përzgjedhur Krushën pikërisht në një moment të veçantë, në data të rëndësishme siç është 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e ‘Epopesë së UCK-së’ dhe natyrisht nesër është 8 Marsi, dita e gruas. Krusha është simbol i sakrificës sublime, simbol i lirisë së Kosovës, i përkushtimit t ë jashtëzakonshëm në luftë dhe në paqe, është simbol i mbijetesës së grave fermere, të cilat tejkaluan ato tragjedi të mëdha që i përjetuan dhe vazhdojnë të jenë një rrëfim i jashtëzakonshëm i suksesit, jo vetëm në komunën tonë po edhe në Republikë e Kosovës dhe jashtë Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, Etleva Haka, punëtore në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, tha se në Krushë mësuan shumë për tragjedinë që ka ndodhur gjatë luftës.

“Këtu kemi mësuar shumë për tragjedinë. Ajo që unë do të them, është që sot më shumë se kurrë flamuri shqiptar që kur hyra në Krushë, më është dukur më i kuq dhe më i bukur sesa e kam parë në Shqipëri. Më shumë se sot, në asnjë ditë tjetër nuk do ta ndjeja forcën që të jep ky flamur, kur takova zonjën e parë që vije nga familja Hoti. Ndjesë për emocionet, por të mësosh që një familje e t ërë është shuar, një nënë e re 23 vjeçe shtatzënë u shua, nuk të lejon të flasësh me fjalë shumë të mëdha, përveç se të përulesh me nderim shumë të madh përpara këtyre të rënëve dhe të thërrasësh me forcë Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve, Shqipëria dhe Kosova janë nderi dhe lavdia e të gjithëve ne”, tha ajo.

Pas homazheve në kompleksin e dëshmorëve në Krushë të Madhe, ato kanë takuar edhe me gratë e Krushës që udhëheqin kooperativën “Gratë e Krushës”, raporton KP.

Exit mobile version