Telegrafi

Diplomati i Vatikanit dënohet për pornografi të fëmijëve

Një ish-diplomat i Vatikanit është dënuar me pesë nën akuzat për pornografi të fëmijëve

Carlo Alberto Capella është shpallur fajtor nga gjykata e Vatikanit, që ka gjetur mijëra fotografi dhe video pornografike në telefonin e tij.

Ai është shprehur se ka kaluar një krizë personale gjersa po punonte në ambasadën në Amerikë.

Sipas BBC, ky rast është i fundit në vazhdën e abuzimeve seksuale që goditën Kishën Katolike.

Në maj, Australia dënoi kryepeshkopin Philip Wilson, për shkak të abuzimeve seksuale me fëmijë në vitin 1970. /Telegrafi/