Site icon Telegrafi

‘Diplomati’ që mposhti Jeremiqin

Federata kosovare arriti që t’ua mundësojë të gjithë tenistëve nga Kosova pjesëmarrjen në turnet ndërkombëtarë, duke u njohur de fakto nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (IHF). Në një intervistë për Arena, Domi u shpreh i lumtur me arritjen e federatës që ai drejton, teksa thotë se tani i pret një punë e madhe me tenistët në Kosovë.

“Tani tenistët kosovarë mund të regjistrohen me pasaportë të Kosovës dhe të marrin IPIN numrin për të qenë pjesëmarrës në secilin turne botëror. Po të kesh cilësi, tani mund të shkosh edhe në Wimbledon dhe në Roland Garros. Por, për shkak të renditjes të tenistëve një gjë e tillë nuk është e mundur për momentin. Me optimizëm, them se për pesë vjet një tenist kosovar mund ta fitoj një turne ndërkombëtar. Duhet të punojmë shumë me gjeneratat e reja dhe në drejtim të tillë jemi duke shkuar”, ka thënë Domi.

Ky i ka pasur disa debate në ‘Twitter’ me Jeremiqin, teksa i fundit konfirmoi se ‘qesh mirë kush qesh i fundit’. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version