Pas një sëmundjeje të shkurtër Thorvald Stoltenberg, ish-ministër i Jashtëm dhe i Mbrojtjes dhe babai i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, ka vdekur në moshën 87 vjeçare.
Stoltenberg kishte një karrierë të gjatë dhe të shquar dhe kishte shërbyer në tre qeveri si ministër i Mbrojtjes (1979-1981) dhe ministër i Punëve të Jashtme (1987-1989 dhe 1990-1993).
Ai gjithashtu ka shërbyer si diplomat dhe ka punuar si ndërmjetësues i paqes në rajonin e Ballkanit në vitet 1990 dhe pas largimit nga politika ai ishte president i Kryqit të Kuq Norvegjez.
Ai është babai i Jens Stoltenberg, i cili ishte kryeministër i Norvegjisë nga 2000-2001 dhe 2005-2013, i cili aktualish është sekretar i NATO-së. /Telegrafi/