Ish i dërguari i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide po kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që sa më shpejt të vazhdojnë dialogun.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Eide ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje, që krijon stabilitet.
Sipas tij, “hapat që dëmtojnë marrëdhëniet, duhet të shmangen”.
”Duhet të gjendet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për të stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe, të krijojnë stabilitet rajonal dhe përfshirje në organizatat ndërkombëtare! Hapa të mëtejshëm që dëmtojnë marrëdhëniet duhet të shmangen. Dhe bisedimet duhet të fillojnë! Stagnimi i vazhdueshëm politik është shumë i rrezikshëm!”, ka shkruar Eide.
A solution between Kosovo and Serbia must now be found 2 stabilize bilateral relations, create regional stability & inclusion into internat org! Further steps that undermine relations should be avoided. And talks must start! Continued political stagnation is very dangerous! https://t.co/VPj0oLC49e
— Kai Eide (@kai_eide) January 8, 2019
Këtë mbishkrim ai e ka vendosur, duke shpërndarë shkrimin e Washington Postit, ku tregohet roli i Amerikës në arritjen e marrëveshjes përfundimtare. /Telegrafi/