Site icon Telegrafi

Diplomati Nesho: Vuçiq po përgatit planin për “Jugosllavinë e Madhe”

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka thënë se ka folur për synimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Nesho është shprehur se Vuçiq po kërkon të krijojë linja të pastra etnike ku synon të krijojë Jugosllavinë.

“Vuçiç po kërkon të krijojë linja të pastra etnike, me qëllim që të krijojë super Jugosllavinë, Serbinë e Madhe dhe  ne vazhdojmë prapë me atë që ka vendosur perëndimi”, tha Nesho.

Tutje theksoi se Vuçiq është provokator, në mënyrë të pabarabartë e trajton me një marrëveshje që duhet të jetë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Nuk duhet të jetë një  diskutim i perëndimit sa herë që ka ambicie dhe teka nacionalizmi i ri serb. Këtu mendoj se si Amerika ashtu dhe vendet Perëndimore e kanë gabim përballë faktorit shqiptar. Vuçiq thoshte se do të kisha marrë dhe çmimin ‘Nobel’ nëse do të njihja Kosovën. Por tha se në granata kur isha në Spanjë, piva një konjak me presidentin e Francës dhe do e pi prapë tha dhe në momente të tjera.

“Faktori ndërkombëtar thotë që Kurti të bëjë detyrat që thotë faktori ndërkombëtar. Kam qenë në New York në një takim me personalitete të larta, ku tha se ne nuk jemi për të bërë ndryshime të mëdha, po për të bërë autonominë e gjerë, por tani po bindemi nga dita në ditë, që po s’u bë shpërbërja e Jugosllavisë, do i rikthemi këtij problemi në mënyrë të vazhdueshme. Pra problemi që ndodhi me gjenocidin ishte një shpëtim që Perëndimi nuk e bëri për Kosovën, po për veten e tij”, u shpreh Nesho në Euronewsal.

Exit mobile version