Site icon Telegrafi

Diplomati i Maqedonisë ofendon Diasporën e Bashkuar Maqedonase

Diplomati i Maqedonisë për investime të huaja Oliver Ristiq ka ofenduar kryetarin e Diasporës së Bashkuar Maqedonase, Metodija Koloski duke i thënë: endacak, bandit dhe shërbetor, kështu thonë nga DBM-ja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Diaspora e Bashkuar Maqedonase i është drejtuar kryeministrit Emil Dimitriev me ankesa për sjellje të pahijshme të diplomatit të Maqedonisë për investime të huaja Oliver Ristiq i cili në ditët e kaluara ka publikuar ofendime edhe në rrjetet sociale, siç thonë nga DBM. Ristiq ka shkruar në rrjetet sociale për ndihmat të cilat DBM i ka mbledhur për vendet e vërshuara në Maqedoni.

”Përveç kryetarit tonë, diplomati ka ofenduar edhe qytetarët e Maqedonisë me qëndrim në Amerikë të cilët kanë qenë në mbrëmjen për mbledhjen e fondeve për vendet e përmbytura.” thuhet në letrën e DBM-së drejtuar kryeministrit Dimitriev./Telegrafi/

Exit mobile version