Telegrafi

Diplomati kroat tentoi ta puthte ministren gjermane Baerbock, kjo e fundit iku

Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grlic Radman mori pjesë një konferencë për forcimin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian në Berlin, Gjermani.

Atje ai foli me ministrat gjermanë për idetë e tyre reformuese për forcimin e strukturave të Bashkimit Evropian në mënyrë që të përgatiten për zgjerime të mëtejshme, transmeton Telegrafi.

Por, ajo që do të mbahet mend është se kur të gjithë zyrtarët po bënin një foto, Radman tentoi ta puthte ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock kur shtrëngonte duart me të.

E hutuar, Baerbock u largua dhe vazhdoi të shikonte kamerat, ndërsa diplomati kroat vetëm buzëqeshi. /Telegrafi/