Site icon Telegrafi

Diplomati gjerman: Ballkani është vetëm përkohësisht i qetë

Ish shefi i diplomacisë gjermane, Joschka Fischer, thotë se shfaqja e sërishme e “çështjeve lindore”, mund të sjell në një Super-Ballkan me rreziqe të mëdha sigurie.

Marrëdhëniet Turko-Evropiane me dekada kanë qenë thellësisht kundërthënëse, por edhe përkundër kësaj Evropa i nevojitet Turqisë dhe anasjelltas.

„Madje edhe të mos ketë partneritet midis Evropës dhe Turqisë, Evropa nuk do të mund të çlirohej nga pasojat e fqinjësisë gjeopolitike me Turqinë“ – shkruan Fischer në një shkrim për Ze Deutsche Zeitung, transmeton Telegrafi Maqedoni.

 

Ai shkruan se Evropa që nga shekulli i 19 merret me “çështjen lindore “ ose trashëgiminë e Perandorisë osmane në Ballkan dhe Lindjen e afërt.

„Ballkani është përkohësisht i qetësuar, derisa ka besim në ardhmërinë evropiane dhe në Bashkimin Evropian. Në Lindjen e afërt dhe Lindjen e mesme kemi një vakum të fuqive dhe humbje të shpejtë të rendit, luftëra, terror, krizë, përleshje“ – shton Fischer.

Sipas tij, kulmi i gjithë kësaj do të ishte një Turqi e veçuar, e vetmuar politikisht në margjinat e Evropës dhe Lindjes së afërme, e cila mund të destabilizohet me çështjen kurde./Telegrafi/

Exit mobile version