Ambasadori francez dhe ish i dërguar special i BE-së në vend në vitin 2001 – 2002, i cili shquhet si mik i Maqedonisë, Alain Le Roy prej sot deri më 22 shtator do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.
Siç kumtuan nga Ambasada e Francës, në agjendën e tij janë përfshirë një sërë takimesh me përfaqësues politik të pozitës dhe të opozitës, me ç’rast ambasadori do të ketë mundësi të bisedojë në Shkup dhe në Tetovë për perspektivat e vendit nga referendumi i suksesshëm, që është kusht që Maqedonia të bëjë një hap vendimmarrës në rrugën evropiane.
Alain Le Roy si i dërguar special i BE-së për Maqedoninë në vitin 2001 dhe 2002, në kuadër të misionit të tij të atëhershëm, siç theksojnë nga Ambasada e Francës, i ndihmoi vendit që përsëri ta vendos besimin ndëretnik dhe t’ia kthejë imazhin në Evropë.
Ishte sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i obliguar për operacione paqësore (2008-2014), si edhe ambasador në Itali (2011-2014) dhe sekretar i përgjithshëm i Shërbimit Evropian dhe të Punëve të Jashtme për periudhën nga janari 2015 deri në gusht të vitit 2016./Telegrafi/