Site icon Telegrafi

Diplomati amerikan pas Beogradit sot në Kosovë

Drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore në Departamentin e Shtetit, Matthew Palmer do të qëndrojë sot në Kosovë.

Vizita e tij në Prishtinë pason atë në Beograd, ku dje është takuar me krerët e shtetit serb.

Palmer në Kosovë do të takohet pasdite me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Exit mobile version