Telegrafi

Diplomatët evropian sot vizitojnë Maqedoninë

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, nën shoqëri të eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, si pjesë e turit të tyre në rajon me rastin e strategjisë për zgjerim të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia është vendi i parë që do të vizitohet nga diplomatët evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Juncker do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët./Telegrafi/