Telegrafi

Diplomatët e dëbuar rusë largohen nga SHBA

35 diplomatët rusë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara me vendim të presidentit amerikan Barack Obama kanë lënë Washingtonin.

Agjencia e lajmeve RIA citon shërbimet e ambasadës ruse të konfirmojnë largimin e tyre.

Dëbimi i diplomatëve është në vazhdën e sanksioneve amerikane pas dyshimeve se hakerat rusë ndërhynë në zgjedhjet amerikane. Një pjesë e këtyre diplomatëve akuzohen për spiunazh dhe ishin pjesë e dy shërbimeve të inteligjencës ruse.

Nga ana e tij, Presidenti Vladimir Putin nuk vendosi dëbimin e diplomatëve amerikanë nga Moska, duke deklaruar se Rusia do të përcaktojë qëndrimin e saj, bazuar në vendimet që do të marrë Donald Trump, pas nisjes zyrtarisht të detyrës më 20 Janar. /TV Klan/