Site icon Telegrafi

Diplomatët dhe ushtarët amerikanë urdhërohen të evakuohen nga Turqia

Diplomatët dhe ushtarët amerikanë janë urdhëruar të largohen nga Turqia Jugore për shkak të rreziqeve të paspecifikuara.

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar personelin amerikan dhe familjet e tyre që të evakuohen nga rajoni për arsye të sigurisë, shkruan Express.co.uk.

Konsullata amerikane në Adana është në mesin e lokacioneve të përfshira në urdhrin për largim të lëshuar nga Pentagoni dhe Departamenti amerikan i Shtetit.

Edhe familjet e stacionuara në bazën ajrore Incirlik, e përdorur në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, në Izmir dhe në Mugla janë detyruar të largohen sa më parë, transmeton Gazeta Express.

Vendimi është autorizuar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara ka thënë se urdhri për evakuim ka ardhur “për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme për sigurinë në rajon”.

Exit mobile version