Site icon Telegrafi

Diplomatët dhe ushtarët amerikanë ankoheshin për probleme shëndetësore, zbulohen shkaqet e mundshme të “Sindromës së Havanës”

Valët elektromagnetike mund të jenë shkaku i “Sindromës Havana”, nga e cila kanë vuajtur diplomatë dhe ushtarë amerikanë në mbarë botën.

Kjo është bërë e ditur dje nga agjencitë e inteligjencës amerikane, duke konfirmuar kështu supozimet për sulme të qëllimshme, transmeton Telegrafi.

Sipas vlerësimit të grupit të ekspertëve me të cilin janë konsultuar agjencitë e sigurisë, valët elektromagnetike dhe ultratingujt të dërguar nga distanca të shkurtra dhe të gjata mund, të jenë shkaku i disa incidenteve shëndetësore të pazakonta, siç i janë referuar ekspertët në zhargonin e tyre.

Teknologjia që mund të shkaktoj simptomat janë kokëdhembja, marramendje dhe dëmtime neurologjike.

Sipas ekspertëve, ekziston mundësia e ekzistencës së një pajisje që i shkakton këto probleme dhe që mund të fshihet lehtë, e valët elektromagnetike dhe ultratingujt mund të dërgohen edhe nga një dhomë.

Sindroma e Havanës mori këtë emër gjykuar nga simptomat që për herë të parë u shfaqen në vitin 2016 te diplomatët amerikanë në Kubë, që ankoheshin për marramendje dhe kokëdhembje, madje kishin problem edhe më dëgjim.

Simptoma të ngjashme janë regjistruar të diplomatët amerikanë në Kinë, Serbi dhe disa vendet tjera. Për shkak të tyre, shumë diplomatë po hezitojnë të marrin detyrën jashtë SHBA-ve. /Telegrafi/

Exit mobile version