Diplomatët nga Uashingtoni dhe Moska u takuan sot në Stamboll për të diskutuar një sërë çështjesh teknike në marrëdhëniet e tyre.
Megjithatë, lufta në Ukrainë nuk u diskutua, tha një zëdhënës i SHBA-së, shkruan skynews.
Raportohet se të dy palët do të diskutojnë “çështje të vështira” duke përfshirë vizat, nivelet e personelit të ambasadës, punën e institucioneve dhe agjencive të secilës palë jashtë vendit.
Ministri rus, Sergei Ryabkov tha se takimi ishte midis shefave të departamenteve të ministrisë së Jashtme ruse dhe departamentit të shtetit të SHBA – një nivel relativisht i ulët.
Takimi teknik nuk duhet parë si një shenjë se të dy palët ishin të gatshme të rifillonin diskutimin e “çështjeve të mëdha”, shtoi ai.
Një zëdhënës nga ambasada e SHBA-së në Ankara konfirmoi takimin dhe tha se “një zyrtar i lartë nga departamenti i shtetit ishte në Stamboll për t’u takuar me bashkëbiseduesit rusë mbi një grup të ngushtë çështjesh dypalëshe”.
“Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk u diskutua”, tha zëdhënësi. /Telegrafi/