Site icon Telegrafi

Me diploma të falsifikuara janë punësuar në MPB të Maqedonisë, zbulohen 40 raste

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se ka zbuluar rreth 40 raste të puënsuarish në këtë ministri, me diploma të faksifikuara.

Një rast ka të bëjë me falsifikim të diplomës së shkollës së mesme, e më pastaj ka marrë edhe diplomë universitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këta raste tashmë dihet dhe të punësuarve u është dhënë fletëpërjashtimi nga puna, kurse ndaj tyre do të ketë edhe padi penale.

Përgjegjësi do të kërkohet edhe nga universitetet përkatëse që kanë dhënë diplomat.

Një nga këto raste madje ka arritur që të përparojë me pozitë, si edhe të fitojë statusin e profesorit universitar.

MPB bën të ditur se një pjesë e këtyre punësimeve jan kryer para 15 vitesh./Telegrafi/

Exit mobile version