Site icon Telegrafi

Diploma fals, arrestohen presidenti dhe drejtori i një shkolle të mesme private

Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë bëri të mërkurë ndalimin e Bardhyl Mastorit me detyrë drejtor i Shkollës së Mesme Jopublike ”Dituria” dhe Vath Gjylshenit me detyrë president i kësaj shkolle.

Gjylsheni dhe Mastori akuzohen për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shkollore”.

Sipas policisë, të dy drejtuesit e shkollës pajisnin qytetarë të ndryshëm me diploma të lëshuara nga kjo shkollë e mesme jo publike.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shkollore”. /Telegrafi/

Exit mobile version