Telegrafi

Diplo akuzohet për pornografi nga ish-e dashura, e cila pretendon se e ka filmuar gjatë marrëdhënies intime

Diplo e ka gjetur veten subjekt i më shumë akuzave për pornografi.

Fituesi i çmimit “Grammy”, 45 vjeç, është paditur nga një grua me bazë në New York, e cila pretendon se ai shpërndau fotografi dhe video të saj seksualisht të qarta, gjatë një lidhjeje të supozuar shtatëvjeçare mes të dyve.

Akuzuesja anonime thotë se Diplo (emri i vërtetë Thomas Pentz) i filmoi ata duke bërë seks në disa raste, pa lejen e saj, midis 2018 dhe 2023, sipas People.

Më pas ai dyshohet se ‘zbuloi dhe shpërndau imazhet dhe videot tek palët e treta përmes mesazheve me tekst dhe Snapchat’.

Gruaja pretendon se ajo filloi të komunikonte me Diplo përmes Snapchat kur ishte 21 vjeçe në prill 2016, dhe ata filluan një marrëdhënie seksuale në qershor.

Gjatë marrëdhënies së tyre, e cila dyshohet se zgjati deri në tetor 2023, ajo thotë se i dha leje t’i regjistronte ata duke bërë seks në disa raste, por ajo kurrë nuk i dha leje t’i shpërndante ato imazhe dhe video te palët e treta dhe përsëriti se ai nuk duhej t’i regjistronte ato pa pëlqimin e saj të qartë.

Në nëntor, Jane Doe (një pseudonim që përdoret kur identiteti i vërtetë i një gruaje është i fshehur ose i panjohur), thotë se ajo u kontaktua nga një palë e tretë, e cila kishte në posedim materialin intim që shfaqte çiftin duke bërë seks, me pamje që përfshinin gjenitalet, të pasmet dhe fytyrën e akuzuesit.

Akuzuesja thuhet se paraqiti një raport policor atë muaj dhe lëshoi një urdhër arresti për Diplo ditë më vonë. Aktualisht ai është nën hetim. /Telegrafi/