Telegrafi

Dior ka prezantuar një linjë të re të çantave të udhëtimit

Dizajni praktik quhet Lingot

Drejtori kreativ, Kim Jones, propozon dizajn minimalist, funksional në tonet e natyrës.

Për pranverë, stilisti u frymëzua nga ideja e udhëtimit, transmeton Telegrafi.

Këtë herë, Kim Jones i referohet në dizajn autorit Marc Bohan, i cili punoi për markën gjatë viteve ‘60 dhe la një trashëgimi të madhe brenda kompanisë.

I frymëzuar nga arkivat e kompanisë, ai prezantoi edhe çantën e fundjavës Lingot, e cila vjen në disa variante.

Çanta është në formë drejtkëndëshe, ideale për më shumë gjëra, e gjerë dhe kompakte.

Nga frymëzimet është edhe motivi i famshëm Dior Oblique që zbukuron shumë nga krijimet e shtëpisë së modës.

Lingot vjen në tre madhësi, të gjitha janë të dedikuara për jetesë aktive dhe udhëtoni me një rrip të gjerë e të gjatë të veshur mbi trup.

Ndonëse kjo linjë u prezantua si pjesë e koleksionit për meshkuj, çantat Dior janë në listën e krijimeve të adhuruara nga zonjat në mbarë botën.

/Telegrafi/