Gjatë ditës së djeshme, në hapësirat e Komunës së Vrapçishtit është realizuar takim me përfaqësuesit kishtarë të Gostivarit, Marjanço Madevski dhe kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani për çështjen e Kishës në Gallatë.
Siç thonë nga Dioqeza tetovare – gostivarase, qëllimi i takimit ka qenë që të gjendet zgjidhje e përbashkët paqësore për kishën në Gallatë.
“Nxitja e dialogut të sinqertë për të gjitha çështjet e hapura mund të parandalojë dhe tejkalojë çdo problem. Duke e pasur parasysh se pikërisht kjo kishë dhe popullsi besnike, tashmë një herë kanë qenë të dëmtuar arbitrarisht në luftën e 2001, kurse qielli ynë është shtëpi e më shumë popujve dhe religjioneve, apelojmë për durim, maturi dhe përkushtim për paqe dhe respektim të ndërsjellë, që të ndërtojmë shoqëri në harmoni me vlera të vërteta”.
“Dioqeza tetovare – gostivarase fuqishëm mbështet sundimin e ligjit dhe në këtë dejtim mbetet e hapur për gjetjen e zgjidhjeve për çdo problem në rrugë ligjore”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.