Diona Fona ka sjell projektin më të ri muzikor në tregun shqiptar.
“Ikim”, titullohet kënga më e re e këngëtares shqiptare, të cilën e ka shoqëruar edhe me video të veçantë.
Diona është vet autore e tekstit të këngës, e cila flet për një histori dashurie, që vlen disa javë para Shën Valentinit.
Kënga është punuar në studion e Florent Boshnjakut ndërsa për videon e këngës është kujdesur Imagine Films.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë edhe kënga e fundit e këngëtares, e cila ka paralajmëruar edhe disa të tilla gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/