“Feeling” ishte projekti i saj i fundit që u mirëprit prej fansave dhe publikut.
Bëhet fjalë për Diona Fonën, e cila edhe këtë vit ka premtuar se do të sjell këngë të reja.
E duket se kjo do të ndodh shumë shpejt pasi që këngëtarja ka treguar se ka nisur punën për videokëngën e re.
Bukuroshja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video teksa shihet në një studio muzikore.
“Diçka përfundimisht është duke u gatuar…, bëhuni gati”, ka shkruar ajo përbri videos së publikuar në rrjetet sociale.
Ajo nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës së re, por që ka premtuar se do të jetë një projekt i fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.
Ndryshe, projekti i fundit i Dionës është shikuar deri më tani rreth 300 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/