Diona Fona është një artiste e re dhe shumë e talentuar që jeton në diasporë.
Ajo në “Reload” në RTV Dukagjinit, ka promovuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Veç fjalë”.
Këngëtarja e talentuar ka thënë se për këngën më të re të saj më së shumti reagime ka pasur nga ana e vajzave.
“Djemtë kanë menduar se kënga u kushtohet vetëm tyre, por edhe vajzat mundë ta gjejnë vetën në të. Ne femrat jena ma emocionale”, u shpreh Diona.
Ajo ka thënë se më vështirë e ka të eksperimentoj me lukun e flokëve se me zhanret e këngëve.
Diona potencoi se është një artiste e lirë dhe nuk ka kontrata me ndonjë produksion.
Këngëtarja shtoi se megjithëse muzika është gjë e vështirë, kur takohet me njerëzit në rrugë është një kënaqësi e madhe, dhe lumturohet pse merret me muzikë.
E reja e talentuar ka dëshirë në të ardhmen të organizojë një koncert, por paraprakisht do t’i publikoj edhe disa këngë./Telegrafi/