Telegrafi

Diona Fona merr edhe dozën e dytë të vaksinës antiCOVID

Diona Fona, është artistja e radhës që së fundmi ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në llogarinë e saj në InstaStory.

Ajo po ashtu në një fotografi pranë mikes së saj, krijueses së hitit “Daba Daba”, u ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.

Diona Fona (Foto: Instagram)

“Vaksinohuni edhe ju. Qëndroni të sigurt”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu 26 të vdekur dhe 1448 raste të reja brenda 24 orëve në Kosovë

Sot ndërkohë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nga 12 mijë e 558 testime, 1 mijë e 448 qytetarë rezultuan pozitiv me COVID-19.

Diona Fona (Foto: Instagram)

Gjithashtu, u njoftua se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 26 persona të infektuar me virusin.

Theksojmë që në total numri i rasteve aktive të infektuar me coronavirus kap shifrën e 26 mijë e 525 njerëzve. /Telegrafi/