Site icon Telegrafi

Dion Gallapeni e përshkruan si ëndërr të bërë realitet debutimin me Kosovën

Mbrojtësi i majtë i Prishtinës, Dion Gallapeni, ka bërë debutimin e tij me fanellën e Kosovës në ndeshjen kthyese ndaj Islandës. 

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. 

Gallapeni u fut në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, duke përjetuar fitoren në fushë me pjesën tjetër të ekipit. 

Ai ka thënë së është ndienjë e papërshkrueshme, ndërsa e cilësoi debutimin e tij si një ëndërr të bërë realitet.  

“Një ndienjë e papërshkrueshme.  Është një ëndërr e bërë realitet. Kjo kishte edhe një vlerë më shumë, pasi u kualifikuam në  Ligën B të Kombeve” 

“Normalisht që pres më shumë, dua të jem pjesë e Kombëtares dhe shpresoj që të arrijmë diçka të madhe”, ka thënë Gallapeni pas debutimit.

Me Kosovën në këto ndeshje ka debutuar edhe mesfushori Vesel Demaku. /Telegrafi/  

Exit mobile version